Site icon Telegrafi

Ekipi ukrainas i eSports, Na’Vi thotë se nuk do të largohet nga vendi

Ekipi ukrainas Natus Vincere, i njohur ndryshe si “Na’Vi” – ka lëshuar një deklaratë për të ardhmen e organizatës në mes të pushtimit të vazhdueshëm rus, duke thënë se shumica e stafit të tyre do të mbeten në vend dhe nuk do të largohen.

Organizata e eSports bëri njoftimin më 11 mars në faqen e saj të internetit, duke thënë se stafi i tyre nuk do të largohet nga vendi, dhe se po i largon në mënyrë aktive njerëzit nga rajonet më të rrezikshme dhe po i ndihmon ata të gjejnë strehim.

“Na’Vi” me bazë ne Kiev, është formuar në vitin 2009, dhe është një ndër organizatat më të vjetra dhe më të suksesshme, e njohur për pjesëmarrje në lojërat si CS:GO, Rainbow Six Siege, Dota 2, Apex Legends, PUBG dhe më shumë.

Lexo po ashtu Njihuni me dhjetë skuadrat më të mira të botës në CS:GO

Përmes një njoftimi në Twitter Na’Vi ka shkruar: “Lufta vazhdon. Tani çdo banor i Ukrainës, përfshirë punonjësit e Na’Vi, po bëjnë gjithçka që është e mundur. Ata po mbrojnë qytetet si pjesë e Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe mbrojtjes territoriale, po ofrojnë ndihmë në Ukrainë si vullnetarë ose thjesht kujdesen për të dashurit e tyre”.

“Më shumë se 90 për qind e punonjësve tanë janë tani në Ukrainë dhe nuk do të largohen nga vendi. Ne largojmë njerëzit nga rajonet më të rrezikshme dhe i ndihmojmë të gjejnë strehim. Në makinat tona, vullnetarët çdo ditë shpërndajnë ndihma humanitare rreth Kievit dhe rajonit, dhe të gjitha rrobat e ekipit Na’Vi u shpërndahen njerëzve që kalojnë javën e dytë në strehimore të ftohta, fëmijëve në spitale dhe jetimore”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndërkaq Na’Vi ka njoftuar se shumë shpejt do të mundohen ti kthehen punës se tyre si klub.

Lajmi i mirë është se Na’Vi do të ketë mundësi që ti mbaj të gjithë punonjësit e tyre si dhe listën e tyre të ekipeve, falë partnerëve të organizatës.

Gjithashtu organizata ka falënderuar në njoftim partnerët e tyre, organizatorë të turneve, dhe ekipe të ndryshme të Evropës dhe Amerikës për mbështetjen e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version