Kosova nën regjinë e Bernard Challandes ka mbajtur stërvitjen zyrtare në stadiumin “Tose Proeski Arena”.
Ekipi i Kosovës bëri një stërvitje të lehtë për të ndjerë edhe terrenin në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.
Në fotot e publikuara nga portali maqedonas “ekipa.mk”, shihet që lojtarët e kanë marr me seriozitetin më të madh stërvitjen e fundit para ndeshjes.
Aty shihet vetëm punë, ndërsa Challandes bënte gati skemat në fushë, që pritet të përdoren nesër.
Nesër në mbrëmje në këtë stadium do të zhvillohet beteja e madhe për një biletë në finale të Ligës së Evropës, ku fitorja siguron pjesëmarrjen në EUR0 2020.
Kosova ka disa mungesa për këtë ndeshje, por besimi është i madh në kampin tonë. /Telegrafi/