Skuadra e Shkëndijës ka arritur në Milano, dy ditë para ndeshjes kualifikuese të Ligës së Evropës kundër klubit të madh italian, Milan.
Të enjten (17 gusht) në San Siro zhvillohet ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve që konkurrojnë për një vend në fazën e grupeve të Europa League.
Duhet të shpresojmë që Shkëndija të bëjë një paraqitje të mirë kundër Rossonerëve dhe natyrisht të arrijë një rezultat të përshtatshëm para sfidës kthyese në Shkup.
Ndeshja kthyese zhvillohet një javë më pas (24 gusht) në Telekom Arena të Shkupit. /Telegrafi/