Tenisti Novak Djokovic, dhe ekipi i Serbisë sot kanë bërë një skandal gjatë prezantimit para ndeshjes me Britaninë e Madhe në kuadër të “Davis Cup”.
Propaganda e Serbisë ka vazhduar të shpërfaqet edhe në sport, ku tenistët u futën në fushë nën interpretimin e një kënge serbe për Kosovën.
“Le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”, është një nga fjalitë e tekstit të këngës “Gëzo popull serb”.
https://twitter.com/DavisCup/status/1727776850586255605
Hyrja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Serbia ka pasur të përballet në çerekfinale me Britaninë e Madhe.
Vet tenisti Djokovic, njihet për deklarimet e shpeshta kundër Kosovës. /Telegrafi/