Site icon Telegrafi

Ekipi saudit arrin në Turqi për hetimet ndaj zhdukjes së gazetarit Khashoggi

Një delegacion nga Arabia Saudite, ka arritur në Turqi si pjesë e hetimeve ndaj zhdukjes së gazetarit të njohur, Jamal Khashoggi.

Një burim saudit tha se princi Khaled al-Faisal ka vizituar Turqinë të enjten për bisedime, si dhe gjatë ditës të dyja vendet u pajtuan për formimin e një grupi të përbashkët punues për të hetuar rastin.

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se do të bisedojë së shpejti me mbretin Salaman për zhdukjen e gazetarit.

“Kjo është cështje shumë serioze dhe ne jemi duke e konsideruar me shumë rëndësi”, tha Trump.

Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, nuk është parë prejse ka hyrë në ndërtesën e konsullatës saudite në Turqi më 2 tetor.

Ndërkohë, zyrtarët turq kanë siguruar prova me zë dhe video që tregojnë se gazetari i zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, është torturuar dhe vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll, raportojnë mediat amerikane.

Arabia Saudite i mohon akuzat.

Exit mobile version