Site icon Telegrafi

Ekipi ‘Power Ranger’ shkon në gjysmëfinalen e show-t “Super Sfida” (Foto)

Të dielen u ndeshen në çerekfinale ekipi PowerRanger me Meriton Mjekiqi Moderator-Model, Aktorja Arjola Demaj dhe Moderaori Enur Pakashtica kundër ekipit Batmenat me këngetarin Fajti, Aktorja Molika Maxhuni dhe Montazhieri Migjen Caka por këtë çerekfinale e fitoj ekipi PowerRanger.

Në fillim të shout Moderatori Meriton Mjekiqi njoftoj për shikuesit se se shpejti do të vijë me një show televiziv, gjithëashtu u diskutua edhe për Enur Pakashtica se a do të vazhdoj akoma në WhatzApp apo do të vijë me ndonjë show të madhë pasi që është duke marrë oferta nga televizione tjera Fajti është duke përgatitur një projekt të ri, ndërsa Arjola dhe Molika vazhdojnë punën në serial.

Në lojen e parë Arjola fitoj lojen kundër Fajtit, gjithçka filloj shumë qetë me lojen e parë që ishte relaksuese mirëpo menjëherë në lojen e dytë ’’Un ë jamë më i forti’’ u ndez atmosfera dhe inati pasi që kjo është një lojë fantastike për garuesit duhet fuqi, kondicion, pak intelegjence dhe mbështetje nga bashkelojtarët me shërbimin e topave, ekipi PowerRanger fitoj lojen. Gjithëashtu edhe në lojen basketboll u krijua një shou i madhë dhe 2 runde i fitoj ekipi PowerRanger ndërsa vetëm një loje e fitoj ekipi i Batmenave. Humori shpërtheu në lojen futboll sy mbyllas ku lojtarët nuk arrinin ta gjenin topin për të shënuar gol, ekpi power ranger ishte në epërsi me pikë gjatë tërë emisionit dhe në fund e fitoj garen tani pritet që të garoj në gjysëm finale kundër ekipit tukulukat.

Super Sfida vazhdon të mbetet një shou shumë i pelqyer për shikuesit dhe mysafiret Të dielen do të takohen ekipi Mitrovica kundër Prishtines, pritet një derby i madhë pasi që në garë janë Agim Bahtiri, Emin Pacolli, Ganimete Musliu, Lirak Çelaj, Lumnije Popovci dhe Besnik Beka. /Telegrafi/

Exit mobile version