Site icon Telegrafi

Ekipi olimpik i xhudos niset drejt Parisit, synon t’i sjell vendit medaljet e radhës olimpike

Ekipi olimpik i xhudos i Kosovës është nisur sot (e mërkurë) për në Francë, aty ku zhvillohet Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Faqja zyrtare e Federatës së Xhudos së Kosovës ka njoftuar se i gjithë ekipi, sportistët dhe stafi janë nisur drejt Parisit.

Synimi i tyre është t’i sjellin Kosovës medaljet e ardhshme olimpike, ashtu siç kanë bërë në disa nga herët e kaluara.

“Distria, Nora, Akili, Laura, Loriana bashkë me trajnerin Driton Kuka, trajneren dhe të artën Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Fatos Tabaku sot u nisën për Lojërat Olimpike Paris 2024. Ju priftë e mbara e suksese!”, shkruan një njoftim.

Ndryshe, Lojërat Olimpike “Paris2024”, do të mbahen nga data 26 korrik deri 11 gusht 2024 në Paris të Francës.

Ekipi kosovar do të ndeshet në datat 27 korrik deri 3 gusht 2024. Kosova do të garojë me Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka. /Telegrafi/

 

Exit mobile version