Site icon Telegrafi

Ekipi i OBSH-së takon shkencëtarët kinezë në Wuhan

Një ekip i hetuesve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për hulumtimin e origjinës së pandemisë së coronavirusit filloi takimin të premten me shkencëtarët kinezë.

“Takimi i parë ballë për ballë me kolegët tanë, duke diskutuar programin tonë të vizitave”, shkroi të premten Marion Koopmans, udhëheqësja e departamentit të viroshkencës së Qendrës Mjekësore të Universitetit Erasmus në Holandë.

Ekipi sipas CNN, përcjell Telegrafi, ka në plan të vizitojë spitale, laboratorë dhe tregje.

Hetuesit mbi origjinën e pandemisë dolën të enjten pasdite nga hoteli i tyre në Wuhan të Kinës, pasi përfunduan një karantinë dy-javore. /Telegrafi/

Exit mobile version