Një hetim i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për sa i përket origjinës së COVID-19 po fillon sot me takime virtuale midis një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë dhe nikoqirëve të tyre kinezë në qytetin e Wuhan.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, virusi u zbulua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019 dhe hetuesit arritën të enjten pas disa muajsh negociata midis OBSH-së dhe Pekinit.
Zoologu Peter Daszak shkroi në Twitter të premten se ai kishte mbërritur në Wuhan, ku hetuesit do të fillonin takimet virtuale derisa ishin në karantinë.
Finally here in Wuhan! Team now undergoing the mandatory 14 days quarantine & being treated very well by our hosts. Work begins today, day 1, in teleconf. mtgs w/ China team. https://t.co/gi7Mjr1iBf
— Peter Daszak (@PeterDaszak) January 15, 2021
Në ditët e para të shpërthimit, thuhej se virusi buroi nga i ashtuquajturi “treg i lagësht” në Wuhan, dhe u sugjerua prej atyre virusi kaloi nga kafshët tek njerëzit.
Që nga ajo kohë, shumë teori të tjera janë spekuluar, përfshirë dhe thashethemet se virusi doli nga një laborator.
SHBA-ja e cila ka akuzuar Kinën për të fshehur shkallën e saj fillestare të infeksionit, pati bërë thirrje për një hetim “transparent”. /Telegrafi/