Ekipi i notit ka vazhduar me ditën e dytë të garave në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.
Olt Kondirolli dhe Vigan Bytyqi garuan në 100 metra stil i lirë, ndërsa Hana Fejzullahu në 400 metra stil i lirë.
Olti pati kohën 56.57 sekonda, ndërsa Vigani 57.88 sekonda. Të dy garuan në të njëjtën bateri dhe zunë vendet pesë (Kondirolli) dhe shtatë (Bytyqi).
Hana pati kohën 5 minuta e 5.07 sekonda. Koha e tyre nuk ishte e mjaftueshme për t’u kualifikuar tutje.
Notarët do të vazhdojnë garat në disiplina tjera edhe në tri ditët e ardhshme.