Telegrafi

Ekipi i një televizioni sulmohet nga protestuesit në Londër derisa po raportonin drejtpërdrejt

Ky është momenti kur ekipi i gazetarëve dhe kameramanëve të një televizioni ndiqen nëpër Londër, pasi u sulmuan gjatë transmetimit live në protestën e organizuar në mbështetje dhe solidarizim të familjes së George Floyd, i cili ndërroi jetë në SHBA derisa policia po tentonte ta arrestonte.

Korrespondenti australian Ben Avery dhe kameramani i tij Cade Thompson, po filmonin rrjedhën e protestave në Whitehall, kur protestuesit që në fillim dukeshin paqësor filluan të shfaqin shenja dhune.

Ata në fillim tentuan të pengojnë punën e gazetarit dhe kameramanit, duke u dalë para objektivit të kamerës dhe duke ndërprerë gazetarin gjatë raportimit live.

Pa kaluar shumë sekonda, ata iu vërsulën duke e detyruar këtë ekip të televizioni të vrapojnë për t’i shpëtuar më të keqes. E disa orë më vonë, korrespondenti i Nine News ka pranuar se kishte kërkuar ndihmë nga mjekët në spitalin më të afërt, pasi ishte goditur me një shishe në kokë. /Telegrafi/