Site icon Telegrafi

Ekipi i një televizioni në Çikago u plaçkiten derisa po raportonin për temën e plaçkitjeve

Një ekip gazetarësh nga Çikago që po raportonin për plaçkitjet në pjesën perëndimore të këtij qyteti, u bën pjesë e këtij raportimi kur u plaçkitën nën kërcënimin e armës.

Reporteri dhe fotografi i televizioni lokal në gjuhën spanjolle UniVision në Çikago, po filmonin kur u plaçkitën nga tre burra që mbanin maska, transmeton Telegrafi.

“U janë ofruar me armë dhe i plaçkitën. Morën gjësendet e tyre persona por edhe kamerën”, tha Luis Godinez nga UniVision në Çikago.

Plaçkitësit kishin kërkuar para nga ekipi i televizioni, u vodhën edhe dy çanta me pajisje dhe fotoaparatin”, tha për Chicago Sun Times, Raza Sidikui nga sindikata e gazetarëve.

Për fat të mirë asnjëri nuk ka pësuar lëndim, ndërsa të dyshuarit akoma nuk janë arrestuar nga policia. /Telegrafi/

Exit mobile version