Site icon Telegrafi

Ekipi mjekësor që ndaloi coronavirusin në Kinë rekomandoi shtrëngimin e karantinës në Itali

Duke pasur parasysh të dhënat alarmante për ndikimin e coronavirusit në Itali – 3,405 të vdekur dhe më shumë se 33,000 pozitivë, vendi i parë në numër viktimash – autoritetet në zonat më të prekura fillojnë të kërkojnë shtrëngimin e karantinës për ndalimin e mëtutjeshëm të coronavirusit.

Midis tyre është presidenti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, i cili madje bëri thirrje për ndërhyrjen e ushtrisë për të larguar njerëzit nëpër rrugë dhe parqe.

Ky rajon gjithashtu është ndihmuar për disa ditë nga një ekip ekspertësh kinezë të cilët ishin në ballë të luftës kundër koronavirusit në qytetin Wuhan dhe provincën Hubei, ku në janar rreth 56 milionë njerëz iu nënshtruan një karantinë gjigante për të ngadalësuar përparimin e shpërthimit, transmeton Telegrafi.

“Doktori që trajtoi pacientët në Wuhan është i habitur se sa shumë njerëz ishin në rrugë, shumë njerëz që përdorin transportin publik dhe shumë pak njerëz me maska”, tha Fontana të enjten në një konferencë për shtyp.

“Ju po kaloni diçka shumë të ngjashme me atë që kemi kaluar në Kinë”, tha nënkryetari i Kryqit të Kuq kinez, Sun Shuopeng.

“Në Wuhan, kishte një numër të madh të pacientëve pozitivë, të shtruar në spital dhe fatkeqësisht të vdekur”.

“Në Wuhan, vetëm një muaj pas mbylljes totale që kemi pasur rezultatet e para, spitalet ishin në gjendje të trajtojnë pacientët me masat e nevojshme dhe ne ulëm infeksionet”, shtoi ai.

Për këtë arsye, ekspertët kinezë kërkuan të ndiqnin modelin e atij qyteti, i cili ishte epiqendra e pandemisë. /Telegrafi/

Exit mobile version