Site icon Telegrafi

Ekipi i Kosovës për të rinj u nis drejt Sllovakisë

Ekipi i Kosovës për të rinj është nisur sot drejt qytetit Banska Bystrica të Sllovakisë, ku prej 24-30 korrik 2022, do të marrë pjesë në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Banska Bystrica 2022.

Ekipin e përcolli edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili iu uroi fat dhe suksese ekipit.

Ai kërkoi nga sportistët të japin maksimumin dhe ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ekipi përbëhet nga 13 sportistë të shtatë sporteve të ndryshme, si dhe shtatë trajnerë.

Optimitë për rezultate të mira janë shprehur edhe sportistët.

Exit mobile version