Site icon Telegrafi

Ekipi i Kosovës për dialog me Serbinë, takime me zyrarët e BE-së në Bruksel

Delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë, i kryesuar nga Avni Arifi, ka zhvilluar një takim më shumë se tre orësh me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian.

Energjia, liria e lëvizjes, bashkëpunimi rajonal, janë disa nga temat për të cilat do të diskutohet në këtë fazë të takimeve.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, delegacioni i Kosovës ka shprehur përkushtimin për dialog, më saktësisht për një dialog në funksion të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë atyre që janë të kyçur në këtë proces.

Në përbërje të delegacionit, që udhëhiqet nga Avni Arifi, janë edhe Meliza Haradinaj, Alban Dermaku, Ardian Arifaj dhe Blerand Stavileci si dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj.

Grupi i ri negociator është i përkushtuar që procesi i dialogut të zhvillohet me transparencë të madhe në raport me qytetarët, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version