Në stadiumin Olimpik të Minskit të Bjellorusisë është duke u zhvilluar ceremonia e hapjes së këtyre lojërave, në të cilat do të marrin pjesë 12 sportistë nga Kosova, të udhëhequr nga kampionia olimpike dhe botërore, Majlinda Kelmendi.
Paraprakisht ishte paralajmëruar se flamurin e Kosovës do ta bart xhudisti Akil Gjakova, por për shkak të vonesës së aeroplanit të linjës Prishtinë-Stamboll është vonuar, flamurin e Kosovës në hapjen e këtyre lojërave do ta bart boksierja Donjeta Sadiku.
Kosova kërkon të fitojë medalje në këtë olimpiadë, pasi prezantohet me disa sportistë kuliminant.
Kosova vazhdon që ta thotë fjalën e saj në xhudo, por edhe në boks ka sportisti të mirë.
Edhe Shqipëria ka parakaluar me sportistët e saj, që në fillim. /Telegrafi/