Ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar tashmë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpikë Dimërore “Pekini 2022”.
Atletët e vendeve pjesëmarrëse kanë nisur të parakalojnë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike që po mbahet në stadiumin kombëtar në Pekin të Kinës.
Ekipi i parë olimpik që ka parakaluar në ceremoninë e “Pekin 2022” është Greqia, e cila njihet si themeluese e Lojërave Olimpike.
Hello Greece! 🇬🇷👋
As is customary, Greece will enter first, lead by flagbearers Apostolos Angelis and @maria_danou.
We're sure to see some amazing outfits, entrances, and enthusiasm from the athletes! 🤩#StrongerTogether | @HellenicOlympic pic.twitter.com/OBHpZBb78T
— The Olympic Games (@Olympics) February 4, 2022
Pasi kanë parakaluar shumica e ekipeve të shteteve pjesëmarrëse, radha i ka ardhur edhe Kosovës.
Ekipi i Kosovës i përbërë nga pesë persona ka parakaluar tashmë si ekipi i 54-të nga 91 ekipe olimpike pjesëmarrëse.
Skitari Albin Tahiri ishte flamurmbajtës dhe udhëheqi ekipin e Kosovës në parakalim.
Bujar Turjaka, shef i misionit, Jeton Beqiri, zyrtar ndërlidhës për Covid-19, Musa Selimi, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe Kushtrim Krasniqi, përgjegjës për media ishin pjesëtarët e ekipit të Kosovës që parakaluan së bashku me Tahirin. /Telegrafi/
Team🇽🇰🇽🇰🇽🇰#OpeningCeremony #Beijing2022 pic.twitter.com/cXlmGYcCvZ
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) February 4, 2022
The youngest country of Europe has entered the building! #Kosovo #Beijing2022 😍 pic.twitter.com/kEfewPha9g
— Stefan in Kosovo (@StefanInKosovo) February 4, 2022