Site icon Telegrafi

Ekipi i Kosovës në hendboll vazhdon përgatitjet

(Foto: kosovahandball.info)

Nën urdhrat e përzgjedhësit Bujar Qerimi, skuadra e Kosovës në hendboll të dielën në mbrëmje ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjeve me Malin e Zi dhe Slloveninë. Janë këto ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024.

Ekipi të dielën në mbrëmje ka ushtruar në palestrën në Obiliq. Selektori Qerimi ka pasur nën urdhra grupin e kompletuar.

Atmosfera si zakonisht është e nivelit të lartë, ndërsa të gjithë janë të përkushtuar për të dhënë më të mirën në dy ndeshjet e vështira.

Të hënën, lojtarët do t’i zhvillojnë dy seanca stërvitore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ndërsa të martën paradite është udhëtimi për në Podgoricë.

Ndeshja me Malin e Zi është të mërkurën, ndërsa me Slloveninë të dielën e ardhshme në Prishtinë.

Exit mobile version