Site icon Telegrafi

Ekipi i Kosovës në Dota 2 kthehet me një medalje nga turniri i E-Sports

Ekipi përfaqësues i Kosovës në Dota 2 po kthehet me një medalje nga turniri i E-Sports “IESF World Championship Eilat 2021” i cili u zhvillua në Izrael.

Kosova arriti që në këtë turnir të zë vendin e tretë në Dota 2 dhe gjithashtu vendin e pestë në CS:GO.

Federata e Esports në vend, ka thënë përmes një postimi në Facebook se Kosova ka qenë shteti i dytë më i suksesshëm pas Suedisë, nga 80 shtetet pjesëmarrëse në këtë kampionat duke filluar nga faza e kualifikimeve.

“Është hera e parë që Kosova shkon në një kampionat të tillë dhe renditet shumë lartë falë performancës së lojtarëve tanë të shkëlqyeshëm”, thuhet në njoftimin e tyre.

Jo vetëm kaq, bëhet e ditur gjithashtu nga federata se vendi ynë u anëtarësua në Federatën Evropiane të Esports (EEF) gjatë këtij kampionati. /Telegrafi/

Exit mobile version