Ekipi i Kardashian është duke punuar mjaft shumë për të fshirë një fotografi të Khloe që tashmë është bërë virale.
Në imazh, tregohet fiziku dhe fytyra e yllit të “Keeping Up With the Kardashians” siç është në të vërtetë pa ndonjë ndërhyrje.
Shkrepja, e cila thuhej të ishte private, është shpërndarë gjithandej në rrjete sociale.
Por, shumë kopje të fotos u përfshinë nën kërcënime ligjore nga ekipi i Kardashian, të cilët e quajtën imazhin ‘e bukur’ por deklaruan se do të donin ta fshinin përgjithmonë sepse ishte i paautorizuar.
“Fotoja u mor nga Khloe gjatë një mbledhje familjare private dhe u postua në rrjetet sociale pa leje”, tha Tracy Romulus, shefi i marketingut për KKW Brands, në një deklaratë.
“Khloe duket bukur, por është brenda të drejtës së autorit dhe dëshiron të largohet pasi nuk kishte qëllim të publikohej”.
Kjo nuk është hera e parë që Khloe kryqëzohet nga fansat e publiku për imazhet e saj, duke shtuar se në çdo fotografi shfaqet e ndryshme. /Telegrafi/