Telegrafi

Ekipi italian kërkon t’i bashkojë vëllezërit Ajeti

Skuadra e Spal në Serie B italiane mund të bëjë një goditje dyshe në janar.

Drejtuesit e klubit italian kanë vendosur të bashkojnë dy vëllezërit Ajeti në skuadrën e tyre, pikërisht Arlindin dhe Albianin.

Ekipi që luan në Serie B duket se kërkon që të forcojë mbrojtjen dhe sulmin duke transferuar vëllezërit Ajeti.

Arlind Ajeti që te Torino nuk ka luajtur thuajse aspak mund ta pranojë një kalim te Spal, por pengesë mund të bëhet pikërisht ekipi “Granata”.

Ndërkohë Albian Ajeti po kalon një formë të mirë në Zvicër dhe me shumë gjasa nuk do të pranojë kalimin te një skuadër e Serisë B, megjithatë çdo gjë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në afatin e janarit.