Telegrafi

Ekipi i Unitetit udhëton për në Austri, nuk e negocion pavarësinë

Prishtina nuk pret afrim të qëndrimeve as në takimin e fundit që do të udhëhiqet nga treshja. Në deklarata për mediat të ndryshme botërore, anëtari i Ekipit, Hashim Thaçi ka deklaruar se pavarësia e Kosovës do të shpallet shumë shpejt pas 10 dhjetorit, por në koordinim të plotë me Ëashingtonin dhe Brukselin.

Ndërkohë, qëndrimin e pandryshueshëm të Beogradit, para negociatave e kanë bërë publik kryeministri serb, Koshtunica, dhe ministri i jashtëm, Vuk Jeremiq, të cilët kanë deklaruar se shpallja e pavarësisë nga ana e shqiptarëve do të ishte e pavlefshme.

Raundi i fundit i negociatave do të mbahet në hotelin "Schlos Ëeikersdorf", në qytezën Baden, 26 kilometra në jug të Vjenës. Negociatat pritet të nisin nesër pasdite dhe do të zgjasin deri të mërkurën. /ktv/