Që prej mbylljes së “Agon Channel”, shoumeni Adi Krasta nuk është shfaqur më në ekranin e vogël.
Veç kësaj, ai i ka qëndruar larg lajmeve, duke bërë një jetë të tërhequr mediatike.
Mirëpo me siguri Krasta nuk është shkëputur nga detyra e tij si pedagog në Prishtinë prej disa vitesh.
Në kryeqytetin kosovar është takuar me Flaka Krelanin, e cila qasjen e parë me skenën e famën e pati pikërisht në një prej programeve më të suksesshme televizive që Krasta ka drejtuar, “Ethet e së premtes”.
Këtë poze e ka publikuar artistja kosovare duke shënuar “skuadra fitimtare”.
Winning Team ☺️❤️
Posted by Flaka Krelani on 2016-03-24