Telegrafi

Ekipi i ëndrrave i Arsenalit – Henry, Bergkamp e Adams, por mungojnë Overmars e Pires

Me 13 tituj kampioni dhe 14 FA Cup të fituar dhe, nuk është çudi që Arsenali ka qenë në gjendje të kishte disa nga futbollistët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në gjirin e saj.

Nga skuadrat fituese të Herbert Chapman të viteve 1930, deri te skuadrat legjendare e Arsene Wengerit, më të mirët nga më të mirët kanë veshur fanellat e famshme bardhekuq që nga themelimi i klubit në 1886 janë bashkuar në një formacion.

Zgjedhja e një formacioni përfundimtar të Arsenalit nuk është e lehtë dhe natyrisht që jashtë do të mbetnin emra të njohur.

Sidoqoftë, goal.com ka zgjedhur një të tillë, duke lënë jashtë legjendën franceze të futbollit Robert Pires.

Portier: David Seaman

Mbrojtës i djathtë: Lee Dixon

Mbrojtës: Tony Adams

Mbrojtës: Frank McLintock

Mbrojtës i majtë: Eddie Hapgood

Mesfushor: Patrick Vieira

Mesfushor: Liam Brady

Anësor: Cliff Bastin

Anësor: Freddie Ljungberg

Sulmues: Dennis Bergkamp

Sulmues: Thierry Henry

/Telegrafi/