Telegrafi

Ekipi i ekspertëve të Priebe, nga 17 deri 21 korrik sërish në Maqedoni

Ekipi i ekspertëve i kryesuar nga Reinhard Priebe prej 17 deri më 21 korrik sërish do të qëndrojë në Maqedoni, si vazhdim i takimeve që i pati këto ditë në Shkup, njoftojnë nga Zyra e BE-së në Shkup.

“Në pajtim me paralajmërimet e fundit të eurokomisarit Hahn se ai do të dërgojë ekspertë për qeverisjen e së drejtës sërish në Shkup që të bëjnë kontroll të rekomandimeve nga viti 2015 dhe ta këshillojnë qeverinë e re për më shumë çështje të theksuara nga sfera e qeverisjes së të drejtës”, theksohet në kumtesë.

Priebe gjatë ditës së sotme realizoi takim me përfaqësues të pushtetit, opozitës dhe gjyqësisë.

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, pasdite deklaroi se Prieve do t’ua kumtojë idenë e tij përfaqësuesve qeveritar, pasi ekipi i tij i ekspertëve gjatë korrikut do të bëjë analizë për atë që deri tani është realizuar.

Sipas Osmanit, eksperti i angazhuar nga BE-ja është bërë sinonim për reformat në shtet dhe ideja është e shkëlqyeshme që ai të ndihmojë sepse ka vazhdimësi të caktuar dhe vjen me ekspertët e njëjtë.

Ndërkaq, dje në Shkup qëndroi edhe eurokomisari Johannes Hahn./Telegrafi/