Site icon Telegrafi

Ekipi i Bidenit po përgatitet për ‘çdo skenar që mund të lindë’ në ditën e inaugurimit të Presidentit

Presidenti i zgjedhur Joe Biden po planifikon ende të bëjë betimin e tij në anën perëndimore të Capitol-it të mërkurën, pavarësisht shqetësimeve në rritje për sigurinë rreth ngjarjes, ka thënë drejtorja e Komunikimit e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield.

“Epo, ky është sigurisht plani ynë”, ka thënë Bedingfield kur u pyet nga gazetari i ABC News, nëse ajo ishte e sigurt që ceremonia do të zhvillohej ashtu siç ishte planifikuar, përcjell Telegrafi.

“Unë mendoj se kjo do t’i dërgojë një imazh vizual tepër të rëndësishëm botës në lidhje me qëndrueshmërinë e demokracisë amerikane. Dhe kështu plani ynë dhe pritja jonë është që Presidenti i zgjedhur Biden të vërë dorën në Bibël – me familjen e tij jashtë në anën Perëndimore të Capitol-it”, tha Bedingfield.

Ndryshe, autoritetet amerikane kanë ndjekur një sërë kërcënimesh të mundshme përpara inaugurimit, pas trazirave vdekjeprurëse në Capitol.

Ato kanë çuar në ndryshime në planet inauguruese të Biden – tashmë të ndryshuara edhe nga pandemia.

Dhe ndërsa ceremonia e betimit po bëhet gati siç ishte planifikuar, Bedingfield tha të dielën se personelët e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë po përgatiten për çdo kërcënim që mund të lindë.

“Ne jemi në kohë të paqëndrueshme dhe kështu po bëjmë përgatitje”, ka thënë ajo. “Ne do të fillojmë takimet nesër, takime të përditshme me udhëheqjen në ikje në sigurinë kombëtare dhe zbatimin e ligjit për t’u siguruar që jemi duke u përgatitur për çdo skenar që do të dalë pas mesditës së 20 janarit”.

Pavarësisht kërcënimeve në rritje, Biden u tha gazetarëve të premten se ai ndihej i sigurt me planet e inaugurimit, të cilat përfshijnë një ceremoni në natyrë, ku ai pritet të mbajë fjalimin e tij inaugurues. /Telegrafi/

Exit mobile version