Një ekip i BBC-së po filmonte brenda territorit izraelit pranë kufirit Izrael-Liban, në afërsi të vendit ku janë raportuar përleshje të ashpra mes Hezbollahut dhe forcave izraelite.
Pas fillimit të shtënave të armëve dhe raketave të fluturonin në të dyja anët e kufirit, ekipi i BBC-së u detyrua të fshihet për pak në një zonë malore për t’i shpëtuar më të keqes, transmeton Telegrafi.
Madje në video dëgjohen edhe sirenat që paralajmërojnë sulmet, kurse aty shihet se gazetarja dhe kameramani ishin dëshmitarë të asaj që dukeshin raketa duke fluturuar.
Në momentin që ajo po raportonte ndodhin të shtënat shumë afër tyre – duke e detyruar për pak të strehohet dhe të ndërpret fjalën.
Kjo nuk është hera e parë që gazetarët që po raportojnë nga Lindja e Mesme po hasin në probleme të tilla, madje me raste edhe u është rrezikuar seriozisht jeta gjatë raportimit. /Telegrafi/