Fabrizio Romano së fundmi njoftoi se Barcelona ka rënë dakord me Leeds për transferimin e yllit brazilian, Raphinhas.
Klubi katalanas do të paguajë një tarifë fikse prej 58 milionë eurosh me shtesa të ardhshme që potencialisht e çojnë vlerën totale të transferimit në 67 milionë euro.
Megjithë interesimin e madh nga ana e Chelsea, Raphinha e ka vendosur për një lëvizje në Spanjë që nga shkurti dhe do të nënshkruajë një kontratë që do ta çojë atë deri në verën e vitit 2027.
Kohët e fundit është folur shumë për dominimin e klubeve të Ligës Premier. Megjithatë me Raphinhan dhe gjithashtu me Robert Leëandoëskin – i cili thuhet se i ka thënë Bayernit se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re në përpjekje për të kaluar te Barça – ata po tregojnë se tërheqja e klubeve të mëdha është ende e fortë.
Natyrisht, Barcelona ka ende një borxh në vlerë prej 1.3 miliardë eurosh dhe kjo është një çështje shumë reale.
Por, me skuadrën që duket më e fortë në fushë dhe me premisat e shumë sukseseve që vijnë, makina e gjenerimit të të ardhurave që është Barcelona mund të fillojë të gjeneroj financa për të shlyer borxhet. /Telegrafi/