Site icon Telegrafi

“Ekipet tjera s’kanë çka lypin në pranverë”

Por, vushtrriasit nuk i tremben ekipit të Bylbyl Sokolit, sidomos për faktin se do të luajnë para tifozëve të zjarrtë të tyre.

“Ferizajn e kemi mundur edhe kur ka pas ekip shumë më të fortë. Ata e dinë se nuk kanë çka të lypin në Vushtrri. Kështu që, 99 për qind titulli dhe Kupa do të jenë të Llamkosit”, tha trajneri i vushtrriasve, Ismet Munishi, i cili të martën me djelmoshat e tij do të udhëtojnë në Shqipëri për ta zhvilluar një fazë përgatitore.

“Atje do të ushtrojmë dy javë, nga tri herë në ditë. Do të bëhemi shumë më të fortë. Andaj, ekipet tjera nuk kanë çka të lypin në pranverë”, tha Munishi, i cili njihet për deklarata të tilla ‘bombastike’. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version