Site icon Telegrafi

Ekipet startuese: Chelsea – Swansea

Chelsea do të mundohet t’i rikthehet fitoreve në xhiron e 14 të Ligës Premier.

Londinezët para shikuesve të vetë do të mirëpresin skuadrën e Swanseas, e cila gjendet në pozitën e parafundit të renditjes tabelore.

Tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet e ekipeve respektive, ku shihen disa ndryshime.

Antonio Contes do t’i mungoj ende mesfushori sulmuesi Michy Batshuayi, i cili ende është i lënduar.

Abraham dhe Bartley nuk do të jenë në disponim të trajnerit francez, Paul Clement.

Chelsea: Courtois, Rudiger, Christensen, Cahill, Zappacosta, Fabregas, Kante, Alonso, Willian, Morata, Pedro.

Swansea: Fabianski, Naughton, Mawson, Ki, Olsson, Carroll, Van der Hoorn, Bony, Sanches, Roque, Ayew.

Exit mobile version