Telegrafi

Ekipet në Turqi shpëtojnë qenin që mbeti i bllokuar 23 ditë nën rrënoja

Një qen husky u shpëtua mrekullisht nga rrënojat në Turqi – pasi mbeti i bllokuar për 23 ditë nën një ndërtesë dykatëshe të shembur, me sa duket pa ushqim dhe ujë.

Alex u nxor nga rrënojat prej ekipeve të shpëtimit në Antakya në provincën e Hatay-t kur e dëgjuan atë derisa kryenin kërkime aty pranë, transmeton Telegrafi.

Seria e tërmeteve shkatërruese ka lënë të vdekur më shumë se 50 mijë njerëz në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore. Hatay është një nga provincat që është goditur më shumë.

Pamjet të këtij shpëtimi emocionues treguan përpjekjet e ekipit për ta liruar Alexin nga rrënojat. Pavarësisht se kishte kaluar 23 ditë i mbuluar me rrënoja, gjëja e parë që bëri këlyshi miqësor ishte të lëpij me gëzim fytyrën e shpëtimtarit të tij.

Qeni kafe-bardhë dukej i lehtësuar derisa vështron rrethinën e tij kur qëndron i sigurt në krahët e një vullnetari.

Alex u dërgua në spitalin fushor HAYTAP, ku mori trajtim dhe vullnetarët i dhanë kujdes dhe vëmendje pas shpëtimit.

Qeni ishte i rraskapitur dhe kishte humbur peshë – por përndryshe ishte në gjendje të mirë shëndetësore, raportuan mediat turke. /Telegrafi/