Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës e vlefshme për fazën e 1/16 të Euro 2024 është ndërprerë në minutën e 36-të, për më shumë se 20 minuta
Gjyqtari Mark Oliver fillimisht dërgoi skuadrat drejt bankinave, ndërsa kur u pa që moti nuk po ndryshon i dërgoi në zhveshtore, ku qëndruan derisa të qetësohej moti.
Shi dhe breshër i madh binte mbi stadiumin e Dortmundit, ndërsa kishte dhe shkarkime rrufesh.
Ndeshja pas 36 minutave lojë ishte e barabartë me rezultat 0-0, dhe do të fillon nga aty ku u ndal.
🚩 Germany – Denmark has been temporarily suspended due to thunder.
They game is about to resume#GERDEN #EURO2024 pic.twitter.com/Xrzp03uB08— Boy Marvel (@B0yMarvel) June 29, 2024
Oliver i ktheu në nxehje skuadrat, ku për pesë minuta bën përgatitjet e nevojshme për të rinisur lojën. /Telegrafi/
🚩 Germany – Denmark has been temporarily suspended due to thunder.
They game is about to resume#GERDEN #EURO2024 pic.twitter.com/Xrzp03uB08— Boy Marvel (@B0yMarvel) June 29, 2024