Site icon Telegrafi

Ekipet e ujësjellësit shkyçin banorët e fshatrave Bardhosh, Bërnicë e Ulët dhe e Epërme

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët borxhlinj të fshatit Bardhosh, Bërnicë e Ulët dhe e Epërme, se gjatë ditës së sotme do të shkyçen individualisht nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Rreth 644 shtëpi/konsumatorë të fshatit Bardhosh u kanë borxh KRU ‘Prishtina’ 173 mijë euro, 314 shtëpi/konsumatorë të fshatit Bërnicë e Epërme kanë borxh 69 mijë euro dhe 206 shtëpi/konsumatorë të fshatit Bërnicë e Ulët kanë borxh 40 mijë euro. Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Për këtë aksion, në zonën e lartpërmendur janë të angazhuar katër ekipe të shkyçjes përfshirë edhe inspektorë”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina, përcjell Telegrafi.

Ata të cilët kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit do të shkyçen gjatë ditës së sotme, pas shumë vërejtjeve e njoftimeve që u janë bërë më parë. Aksioni i tillë do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018.

Falënderojmë të gjithë konsumatorët që po i kryejnë rregullisht obligimet e tyre financiare ndaj KRU ‘Prishtina’. /Telegrafi/

Exit mobile version