Pas lajmeve rrëqethëse se numri i viktimave të tërmetit dhe cunamit në Indonezi është duke u rritur, së fundmi është raportuar edhe për një lajm të mirë, ku ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat një burrë që për katër ditë kishte qëndruar pa ujë e bukë.
Numri i viktimave në Indonezi ka shkuar në 1,234, ndërsa në mesin e personave që i shpëtuan vdekjes është edhe 38-vjeçari Sapri Nusin, të cilin e kanë gjetur ekipet e shpëtimit në bashkëpunim me disa zhytës, transmeton Telegrafi.
Edhe pse kishte biseduar gjatë gjithë kohës me stafin e autoambulancës derisa po e dërgonin për në spital, mediat lokale raportojnë se nuk dihet asgjë për gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërsa ai ishte gjetur nën rrënoja i “varrosur për së gjalli”, ku i kishte kaluar plotë katër ditë nën copëza të betonit dhe armaturës.
Sipas zyrës për kriza humanitare e OKB-së, vlerësohet se të paktën 191 mijë persona kanë nevojë urgjente për ndihmë. Në mesin e tyre janë 46 mijë fëmijë dhe 4 mijë të moshuar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_WYEmJSIYJ8