Një fëmijë i vogël është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtesë të shembur në Azaz të Sirisë, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Sirinë dhe Turqinë, nga të cili humbën jetën mijëra persona.
Në video shihen ekipet e shpëtimit duke nxjerrë nga rrënojat një fëmijë të vogël, e tërmetit goditi më së rëndi pjesën veriore të Sirisë, transmeton Telegrafi.
Ministria siriane e Shëndetësisë, ka njoftuar se 326 persona kanë humbur jetën dhe 1042 tjerë janë lënduar.
E agjencia franceze e lajmeve AFP raporton se në Siri janë regjistruar mbi 700 persona të vdekur.
Përveç këtyre shifrave, ekipet e shpëtimit në veriperëndim të Sirisë në zonat që nuk janë nën kontrollin e qeverisë, kanë vlerësuar se numri i të vdekurve është 221.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 2300, kurse ekspertët vlerësojnë se numri i tyre mund të jetë edhe më i lartë. /Telegrafi/
Toddler pulled out alive from rubble after #earthquake hits #Syria#Kahramanmaraş #hatay #malatya #anews pic.twitter.com/BjjsgWJp9z
— ANews (@anews) February 6, 2023