Site icon Telegrafi

Ekipet e kërkim-shpëtimit turk: ​​Nuk mendojmë më se ka njerëz që mund të shpëtojmë

REUTERS/Nir Elias

Të paktën 46 mijë persona kanë vdekur në shtetin turk dhe sirian pas tërmeteve më 6 shkurt.

Megjithatë te dyja vendet nuk kanë njoftuar sesa persona ende konsiderohen të zhdukur pas dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë.

Lexo po ashtu Eksperti shpjegon pse u ndriçua qielli gjatë tërmetit në Turqi

Në një nga përpjekjet e fundit për të nxjerrë njerëz të gjallë nga gërmadhat, 13 ditë pas tërmetit, ekipet po pastronin rrënojat në Antakya.

“Askush nuk është gjallë”, tha Mujdat Erdogan, anëtar i AFAD-it, ku kishte fytyrën dhe uniformën e mbuluar me pluhur.

Lexo po ashtu Ekipet e shpëtimit gjetën një çantë me dy milionë dollarë mes rrënojave në Turqi

“Unë nuk mendoj se ka më njerëz që mund të shpëtojmë”, shtoi ai me lot në sy.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 26 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare në të gjithë Turqinë dhe Sirinë. /Telegrafi/

Exit mobile version