Me qëllim të kryerjes së rishikim vjetor të ekonomisë së Maqedonisë, ekip i Fondit monetar ndërkombëtar i kryesuar nga shefi i misionit të FMN-së për Maqedoninë, Jasmin Rahman, prej sot deri më 18 shtator do të qëndrojë në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekipi i FMN-së në fund të misionit do të shpallë konkluzionet fillestare, por do të përgatisë edhe raport të tërësishëm, i cili do të diskutohet në mbledhjen e Drejtorisë ekzekutive të FMN-së në datë e cila do të caktohet më tutje.
Këto aktivitete janë pjesë e mbikvqyrjeve të rregullta të FMN-së mbi të gjitha 118 shtetet anëtare të saj, kumtoi Zyra e FMN-së në Shkup./Telegrafi/