Site icon Telegrafi

Ekathimerini: Athina preferon ‘Maqedonia e Vardarit’, Shkupi preferon ‘Maqedonia e Re’

Është e qartë se sipas takimeve të javës së kaluar të kryeministrit grek, Alexis Tsipras me kreun e diplomacisë greke, Nikos Kotzias dhe patrikun Jeronimos, Greqia është më shumë për emrin Republika Maqedonia e Vardarit (Republic of Vardarska Macedonia), si pjesë e marrëveshjes për kontestin e emrit, shkruan gazeta greke “Ekathimerini”.

Nga ana tjetër, Maqedoni sipas shkrimit të “Ekathimerini” është më shumë për emrin Republika Maqedonia e Re (Republic of New Macedonia).

Sipas këtij burimi, ndëmjetësi i Kombeve të Bashkuara për negociatat e emrit, Matthew Nimetz ka ofruar pesë propozime: Republika Maqedonia e Epërme, Republika Maqedonia Veriore, Republika e Maqedonisë – Shkupi, Republika Maqedonia e Re dhe Republika Maqedonia e Vardarit.

Kryeministri Zoran Zaev ditën e mërkurë pritet të takohet me homologun grek Alexis Tsipras në Forumin ekonomik botëror në Davos, ku do të bisedohet për rrjedhën e bisedimeve për çështjen e emrit./Telegrafi/

Exit mobile version