Site icon Telegrafi

Ekaterinburg Arena, Ekaterinburg

Ekaterinburg Stadium

Kapaciteti: 35,696
Hapur: 1953 (gjatë kohës janë vendosur tribunat dhe mbulimi i stadiumit)
Klima: Mesatarja më e lartë 23 shkallë celsius dhe më e ulëta 13 shkallë celsius me 66% gjasa për rreshje shiu.
Distanca e përafërt me Moskën: 1754 kilometra
Lokacioni: Si qyteti i katërt më i madh i Rusisë, Ekaterinburgu është në kufirin gjeografik të Evropës dhe Azisë në fund të maleve të Uralit. Është stadiumi më lindor që do të shfrytëzohët në Botëror. Sidoqoftë, për të treguar se sa e madhe është Rusia, po ua kujtojmë se ky qytet është 7386 kilometra nga qyteti i bregut lindor, Valdivostok.

Shumë prej stadiumeve të Botërorit 2018 kanë dizajn me elemente unike, por vetëm një stadium ka tribuna të nxjerra jashtë stadiumit. Arena e Ekaterinburgut është një testament i nocionit të nevojës për t’u quajtur “nëna e zbulimeve”. I nominuar si qyteti nikoqir, Ekaterinburgu u përball me dilemën se si të kënaq FIFA-n e cila kërkoi që stadiumet së paku të kenë kapacitet prej 35 mijë shikuesish. Me anë të disa arkitektëve me imagjinatë të pasur, u zgjidh edhe ky problem, pasi ata sollën idenë e përfshirjes së ulëseve shtesë të përkohshme jashtë prej perimetrit të stadiumit, prapa të dy golave. Shtyllat neoklasike sovjetike që janë para hyrjes qëndrore do të mbesin.

I njohur fillimisht si Stadiumi Qendror, u ndërtua në vitin 1953 dhe në vitin 1957 e u rizhvillua në mes të viteve 2007 dhe 2011. Është shtëpia e ekipit të Premier Ligës Ruse, Ural Ekaterinburg.

Ndeshjet e fazës grupore: Egjipt v Uruguai (e premte, 16 qershor, 14:00), Francë v Peru (e enjte, 21 qershor, 17:00), Japoni v Senegal (e dielë, 24 qershor, 17:00 ), Meksikë v Suedi (e mërkurë, 27 qershor, 16:00).

Ndeshjet e fazës së eliminimit direkt: Nuk ka

Exit mobile version