Site icon Telegrafi

Ejupi përfaqëson Kosovën në Botërorin e Tajvanit

Kjo ngjarje e madh sportive, do të nis me 23 mars, ndërsa për herë të parë pjesë e këtij evenimenti do të jetë edhe përfaqësuesja e Kosovës në grup-moshat e reja.

“Kosovën do ta përfaqësoj anëtari i ‘Akademisë së Arteve Marciale Prishtina’, Butrint Ejupi i cili do të garoj në kategorinë deri 59 Kg. Butrinti i cili është Kampion i katërfishtë i Kosovës, Kampion i dyfishtë Mbarëkombëtar dhe garues i suksesshëm në arenën ndërkombëtare (ku përmenden sukseset e tij në Greqi dhe së fundi në Kampionatin Ballkanik në vitin 2013). Së bashku me të ka udhëtuar edhe Trajneri i reprezentacionit të Kosovës, njëherit i ‘AAM Prishtina’”, Nuhi Gashi, është thënë në njoftimin e Federatës së Federata e Taekwondo-së të Kosovës (FTK).

Sipas këtij njoftimi, përpos pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror, FTK do të jetë prezentë edhe në mbledhjen e Asamblesë Gjeneralë e cila do të zhvillohet më 19 mars 2014.

Kujtojmë se FTK është anëtare e Federatës Botërore të Taekwondo-së dhe në këtë eveniment të rëndësishëm të Taekwondo-së ka të drejtë dhe do të përfaqësohet më të gjitha simbolet shtetërore dhe Himnin e Kosovës. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version