Telegrafi

Ejupi paralajmëron ndryshime te Prishtina

Pas fitimit të Kupës së Kosovës kryetari i skuadrës së Prishtinë ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në klub për edicionin e ri

“Tani fillon epokë e re. Shihet që Prishtina ka nevojë për ndryshime, si në lojë, si në organizim dhe në të gjitha pikat do të bëjmë ndryshime, të cilat për dikën nuk do të jenë aq të këndshme apo të rënda për ta, por do të ketë ndryshime. Ndërsa, natyrisht, sot pata emocione të forta, ishte ndeshje vendimtare që vendoste”.

“E fituam ndeshjen, por kemi mundur edhe ta humbnim atë, por ky është futbolli. Ndërsa, sot u kthye, e mu kujtua dashuria e ndaj klubit e adhuruesve të shumtë që kemi. Kjo dashuri s’ka munguar asnjëherë, por ka munguar spektakli, ka munguar loja, ka munguar organizimi tani e 25 viteve”.

:Deri sa ofrohesha në stadium, duke parë adhuruesit tanë të mbledhur në çdo skutë të qytetit e që vinin e shtoheshin përreth stadiumit, më kujtuan të gjitha gëzimet e adhuruesve tanë e klithmat e brohoritma të njëjta si para 25 viteve. I uroj të gjithë adhuruesve tanë, “Plisave”, të gjithë qytetarëve të Prishtinës duke iu premtuar se në të ardhmen do të kemi edhe ndeshje tjera spektakulare”, deklaroi Ejupi.