Site icon Telegrafi

Ejupi merr premtime dhe përkrahje në Berlin

I pari i klubit më të suksesshëm në vendin tonë, e ka shfrytëzuar qëndrimin e tij në kryeqytetin gjerman të takohet me disa nga pjesëmarrësit dhe referentët në këtë forum. Ndër takimet më të veçanta që kishte Ejupi, ishin me kandidatin për kancelar të Gjermanisë, Peer Steinbruck dhe sekretarin gjeneral të Federatës Gjermane të Futbollit, Helmut Sandrock.

“Pata një ditë të frytshme në këtë forum. U takova me disa njerëz të fuqishëm të politikës dhe sportit gjerman që u shprehën të gatshëm të ndihmojnë sportin kosovar, e në veçanti futbollin”, ka thënë Ejupi duke shtuar se të gjithë bashkëbiseduesit ishin në dijeni për problemet që ka futbolli kosovar drejt ndërkombëtarizimit, por në të njëjtën kohë ata janë shprehur të gatshëm që të ndihmojnë atë drejt prosperitetit.

“Me kanë befasuar të gjithë bashkëbiseduesit e mi në Berlin për njohuritë që kishin për sportin dhe futbollin e Kosovës. Ata ishin në dijeni për të gjitha problemet që po e rëndojnë sportin e Kosovës. Por më e rëndësishmja ishte se të gjithë ata u shprehën të gatshëm që të ndihmojnë futbollin tonë dhe atë në mënyrë të pakushtëzueshme. Bile, ata janë në dijeni edhe për bllokimin që po i bëhet futbollit kosovar në anëtarësimin e tij në UEFA dhe FIFA, duke e cilësuar si problem politik”, citon Kosovapress fjalët e Ejupit.

Ai ka thënë se Peer Steinbruck dhe Helmut Sandrock kanë kërkuar nga që të hartohen projekte dhe t’u dorëzohen institucioneve përkatëse gjermane për realizimin e tyre, e që kanë të bëjnë me infrastrukturë dhe edukimin e kuadrove të reja. “Ata janë të gatshëm të ndihmojnë, por ne duhet të kryejmë punë që të ofrojmë projekte që do të ndihmonin sportin kosovar, drejt arritjes së niveleve evropiane”. /Telegrafi/

Exit mobile version