Telegrafi

Ejupi: Jemi takuar me Vokrrin, ndeshja mund të zhvillohet në Prishtinë

Remzi Ejupi, kryetar i FC Prishtinës

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës konsiderohet më e vendimtarja në vitet e fundit, ku do të dihet kampioni i Kosovës. 

Prishtina e pret liderin e tabelës Dritën, në ndeshjen që zhvillohet në fundjavë.

Duke e parë që Prishtina këto dy vite ka luajtur jashtë Prishtinës pasi që  stadiumi i qytetit është duke u rinovuar, tifozët Plisat dhe gjithë qytetarët e Prishtinës kanë kërkuar që së paku ndeshja vendimtare e këtij sezoni të luhet në Prishtinë.

“Po tani jemi takuar me z. Vokrrin, Federata është e pajtimit që ndeshja të zhvillohet në Prishtinë, në duhet të flasim edhe me ministrinë, edhe me kompaninë e cila është duke i kryer punimet, dritën e kemi të gjelbër dhe besoi shumë që kjo ndeshje do të luhet në Prishtinë”, ka thënë Ejupi për Gazeta Blic.

Kujtojmë që Prishtina duhet të fitojë me dy gola dallim nëse dëshiron të bëhet kampion.

Dritës në këtë ndeshje i konvenon edhe humbja me një gol.