Osijeku dhe Austria Vjenë e kanë mbyllur me rezultat 1-1 pjesën e parë, në kuadër të kualifikimeve për fazën grupore të Europa League.
Të parët që shënuan ishin vendasit, ndërsa golin e realizoi sulmuesi shqiptar i skuadrës kroate, Muzafer Ejupi (15’).
Në minutën e 26-të, skuadra austriake e barazoi rezultatin me anë të Christoph Monschein.
Ejupi është pjesë e Osijekut nga viti 2016, kur u transferua nga Slaven Belupo.
Gjatë karrierës, ai ka luajtur edhe për Vardarin dhe Shkëndijën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5Xx8otxIdDI