Telegrafi

Ejup Halimi dhe Ismet Guri dënohen sërish me nga 3 vite e 6 muaj burg

Zyrtarët e BDI-së, Ismet Guri dhe Ejup Alimi, të cilët u ndoqën për shkatërrim të materialit zgjedhor, u dënuan me nga 3 vite e 6 muaj burg.

Ata u gjykuan për herë të dytë në Gjykatën Penale, pasi një herë Gjykata e Apelit anuloi vendimin.

Gjyqtarja Marija Kletniçka i shpalli fajtorë pasi në zgjedhjet lokale, kur u zgjodh kryetari i Komunës së Çairit, në grup falsifikuan dokumentet që shërbenin për zgjedhje dhe votim, duke manipuluar votat.

Më 31 mars 2020, Ismet Guri dhe Ejup Alimi u dënuan me nga tre vjet e gjysmë burg për “Titanik 3”, për asgjësimin e materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale në Komunën e Çairit në vitin 2013.

Gjyqtarja Marija Kletniçka gjatë shpalljes së aktgjykimit tha se i akuzuari Guri është fajtor për shkak se gjatë zgjedhjeve lokale në Komunën e Çairit, në vitin 2013, së bashku me dëshmitarët Blerim Muhaxheri dhe Qani Toçi, kanë falsifikuar procesverbalin e votimit. Ndërsa i pandehuri Alimi është fajtor për veprime të kundërligjshme për asgjësimin e materialit zgjedhor.

Në vitin 2021, Gjykata e Apelit mori një vendim për rigjykim të lëndës. Apeli dha udhëzime për vlerësimin ligjor të krimeve për të cilat ata ndiqen penalisht, për të kontrolluar se kush e ka kryer atë krim. Për shkak të kësaj, ka pasur edhe ekspertizë të re, e cila ka dhënë të njëjtat rezultate si ato të mëparshme./Telegrafi/