Telegrafi

Ejup Alimi i kundërpërgjigjet Muhamed Zekirit: Matematikat manipuluese alla-gjysmë hoxhë e gjysmë shqiptar, nuk pinë ujë

Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ejup Alimi ju kundërpërgjigj Muhamed Zekirit për propozimin për një njësi zgjedhore duke e vlerësuar këtë veprim kundër Marrëveshjes së Ohrit.

“Erdhi dhe kjo ditë! Muki dhe Alternativa që dikur thirrej në besën shqiptare, sot radhiten pas Lile Popovskës, Amdi Bajramit dhe Mukovskit kundër Badenterit, e me këtë – edhe kundër Marrëveshjes së Ohrit”, shkruan Alimi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, ata duan një njësi zgjedhore për t’i shpëtuar ata që vjellin vrer çdo ditë kundër shqiptarëve.

Lexo po ashtu Zekiri: Me një njësi zgjedhore humb BDI dhe jo shqiptarët

“Matematikat manipuluese alla-gjysmë hoxhë e gjysmë shqiptar, nuk pinë ujë. Se janë mashtrues dhe argat i tjetrit, tregoi edhe radhitja pas Karakamishevës. As për Ligjin e shqipes gojën nuk e çelën. Përkundrazi, u radhitën kundër shqipes si gjuhë zyrtare në RMV”, shkroi në fund Alimi./Telegrafi/