Site icon Telegrafi

EJU organizon ceremoni speciale për Majlindën

Ceremonia e shpalljes së më të mirëve në Evropë për vitin e kaluar, është mbajtur më 26 prill në Montpellier të Francës në kuadër të kampionatit evropian.

Kelmendi në evropian doli e artë, por nuk pati mundësi të merrte pjesë në gala mbrëmjen ku u shpërblyen më të mirët. Për këtë arsye, presidenti i EJU-së, rusi Sergey Soloveychik, të premten, organizon ceremoni në nderim të Kelmendit, kampiones së botës dhe Evropës në kategorinë deri 52 kg.

"Pasi në Francë nuk kishim mundësi të merrnim pjesë në ceremoni, presidenti i EJU-së organizon solemnitet për t’i ndarë Majlindës trofeun e më të mirës për vitin 2013", ka thënë të enjten trajneri Driton Kuka. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version