Telegrafi

Ejakulimi mbron nga kanceri i prostatës

Hulumtimi i cili ka zgjatur për më shumë se 8 vjet dhe i cili ka përfshirë më tepër se
30.000 meshkuj, tregon se ata të cilët ejakulojnë më shumë, janë më pak të rrezikuar nga kanceri i prostatës. Në grupin e të anketuarve me numër të shpeshtë të ejakulimit (rreth 21 herë në muaj), rreziku nga shfaqja e kancerit të prostatës është vërejtur të jetë ulur për rreth 1/3 në raport me meshkujt të cilët ejakulojnë vetëm 7 herë në muaj.

Dr. Michael Leitzman dhe bashkëpunëtorët nga instituti nacional i shëndetësisë në SHBA, me këtë hulumtim praktikisht kanë hedhur poshtë teorinë disavjeçare sipas
të cilës ejakulimi i shpeshtë, rrit rrezikun e shfaqjes së kancerit të prostatës.
Megjithatë, duhet kohë e gjatë deri te vërtetimi i plotë i këtij hulumtimi dhe zbulimi, thotë Dr Graham Giles, udhëheqës i Institutit simotër të Australisë, i cili ka mbikëqyrë 1500 meshkuj të diagnostikuar me kancer të prostatës. /Telegrafi/