Telegrafi

“Ej shumë jeni të mirë a”, Arlind Gjikolli – Gjikla kujtohet në konferencën më të madhe të marketingut digjital në Kosovë

Konferenca më e madhe e Marketingut Digjital në Kosovë “Growth Tank” është duke u mbajtur sot, ku po marrin pjesë folës nga kompanitë më prestigjioze amerikane dhe evropiane, si Google, Facebook, Rapid Images e Link Marketing.

Benjamin Kolenoviq, në fjalimin e tij tha se këtë edicion të Growth Tank ia kanë dedikuar Arlind Gjikollit, i njohur si Gjikla.

“Këtë edicion të Growth Tech ia kemi dedikuar kolegut tonë Gjikles, që ishte pjesë e jona në Growzilla dhe Growth Tech”, tha Kolenoviq.

Ai po ashtu ka kujtuar një shprehje të Gjikles “Ej shumë jeni të mirë a”, derisa ka publikuar edhe një video të tij.

 

Drejtori menaxhues i Telegrafit dhe artisti, Arlind Gjikolli – Gjikla, u nda nga jeta më 5 dhjetor të vitit 2022./Telegrafi/