Eiza Gonzalez dukej shumë simpatike me në një bluzë të zezë të shkurtë, ndërsa brohoriste ‘LA Clippers’ në një fitore 111-102 ndaj ‘Denver Nuggets’ në arenën Crypto.com në Los Angeles të mërkurën mbrëma.
Aktorja meksikane, 33 vjeçe, nuk mundi ta përmbajë gëzimin e saj pasi James Harden dhe Russell Westbrook siguruan një tjetër fitore në NBA.
Medalistët e artë olimpikë, James dhe Russell shënuan gjithsej 29 pikë për të ndihmuar në sigurimin e fitores së ekipit të tyre, shkruan DailyMail.
Ylli i “Baby Driver” kishte veshur një jelek të zi të prerë, dhe kur ngriti dorën, ajo shfaqi tatuazhin e zemrës së dashurisë në kyçin e dorës.
Eiza ka brohoritur kur është shfaqur në ekranin e madh dhe ka treguar me gisht duke qeshur.
Më vonë gjatë lojës, aktorja u ngrit në këmbë për të parë më mirë, duke zbuluar edhe dollakët gri që kishte veshur.
Më pas ajo e pa ndeshjen me një shprehje serioze dhe tregoi një orë me pamje të shtrenjtë.
Eiza ndezi thashethemet për lidhje me yllin e basketbollit Ben Simmons, ish-in e Kendall Jenner, në shkurt.
Çfarëdo që ata kishin, sepse kur ajo shijoi një pushim të lakmueshëm në brigjet e Spanjës, nuk shihej më Beni.
Eiza u bë e famshme në Meksikë në shfaqjen e adoleshentëve ‘Lola: Once Upon a Time’.
Ajo u transferua në SHBA në gusht 2013 për t’u përpjekur të krijonte një karrierë në Hollywood dhe në nëntor ajo u përfshi në filmin ‘From Dusk Till Dawn: The Series’. /Telegrafi/